Të veshur kuq e zi, dalin pamjet nga momenti i gjetjes së turistëve në Valbonë

Dy turistët e huaj që kishin humbur rrugën në Parkun Kombëtar të Valbonës janë gjetur ditën e sotme nga efektivët e policisë.
Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila ka njoftuar se turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit dhe u shoqëruan drejt automjetit të tyre.
Policia bën me dije, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe në lokalizimin e tyre ndihmesë të madhe luajti dhe roli i qenit të policisë.
Ndërkohë në disa foto të publikuara ata shihen të veshur kuq e zi dhe të buzëqeshur, krah efektivëve.

Njoftimi i Policisë paraditen e sotme:
Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.
Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.