Vrasja te Gjykata/ Arrestohet ish-bashkëshortja e viktimës, akuzohet së në bashkëpunim me babanë vranë ish-burrin

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Dhurata Saliaj si bashkë-autore e vrasjes së ish-burrit Kudret Saliaj dhe plagosjes së avokatit Adriatik Cama.

Ish-vjehrri,  Mexhit Picari i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me vajzën e tij,  Dhurata Saliaj, janë autorët e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri ish0burri Kudret Saliaj  dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe avokati Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dhurata Saliaj dhe babai i  saj Mexhit Picari  akuzohen për veprat penale "Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dhurata ishte me vendim gjykate në "arrest shtëpie" por ajo u pa ditën e sotme në ambientet e Gjykatës Civile.

Kudret Saliaj mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë, 4 qershor.

Historia e divorcit të çiftit

Mësohet se ish bashkëshortja e autorit Dhurata Saliaj ka qenë e proceduar dhe madje e arrestuar për dhunë në familje dhe në 11 maj të këtij viti është shpallur fajtore dhe është dënuar në Gjykatën e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg.

E pandehura gjykohej në masën “arrest shtëpie”.

Ndërkohë bashkëshorti i saj Kudret Saliaj i është drejtuar nëntor të vitit të kaluar Gjykatës së Civile ku ka kërkuar divorcin nga Dhurata dhe kujdestarinë e tre fëmijëve të tij. Ndërsa Dhurata duhet të paguante pensionin ushqimor sipas ligjit.

Por mësohet se deri tani ndonëse ishin caktuar 5 seanca procesit ishin shtyre për shkaqe proceduriale dhe nuk kishte nisur ende te niste shqyrtimi i kërkesës.

Seanca e radhës ishte caktuar nga gjyqtarja Irena Plaku në orën 12 të kësaj të premteje, 4 qershor.

Vetëm 10 minuta përpara seancës teksa viktima ishte në shoqërinë e avokatit të tij Adriatik Cama në lokalin afër Gjykatës është ekzekutuar nga babai i Dhuratës , Mexhit Picari, nje ish-efektiv i policisë së burgjeve.