Ju flet Moska - Unë i di datat e sakta se kur do të arrestohen Berisha dhe Meta

Unë i di datat e sakta se kur do të arrestohen Berisha dhe Meta ishte tema e kësaj të premteje në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Kujtojmë në vitin 2016 kur po votohej reforma në drejtësi dhe unë kam thënë se një nga qëllimet e drejtësisë së re ishte arrestimi i Metës dhe Berishës. E kam përsëritur aq shumë sa për disa jam bërë i mërzitshëm. Analiza politika e ka si qëllim që të parashikojë lëvizjes e së ardhmes.

Ne kemi arritur në këtë etapë të drejtësisë, në një lloj drejtësie që është një kastë drejtësie, sepse oficerët edhe gjykatësit e drejtësisë, pritet që të bëjnë arrestime të mëdha, por vetëm në njërin krah, jo ashtu sikurse duhet. Në horizont po tunden prangat për Sali Berishën në fillim, dhe më pas për Ilir Metën.

Sali Berisha do të arrestohet para se të vishet me imunitet parlamentar. Një nga qëllimet që DASH u fut në listën e zezë ishte që të mos merrte mandatin e deputetit dhe të mbetej pa imunitet e të mos kishte ndërlikim në përpjekjen për arrestimin e tij. Imuniteti i deputetëve është lehtësuar shumë, por duhet një procedurë parlamentare për autorizimin e arrestimit të një deputeti.

Berisha do të arrestohet para datës 9 shtator, para betimit dhe veshjes me imunitet parlamentar. U kufizua shumë imuniteti, por kam mbetur elementi i autorizimit për arrestim. Kurse Meta nuk ka imunitet nëse shkarkohet nga Kuvendi dhe konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese dhe mund të arrestohet në çdo kohë. Meta në shtator mund të jetë shkarkuar nuk do të arrestohet njëkohësisht me Berishën, sepse ky është plani dinak i atyre që po e bëjnë këtë arrestim.

Meta do të lihet për një periudhë kohë për të parë mos futet në ndonjë aventurë të opozitës, sepse arrestimi i Berishës do të krijojë një zemërim te populli opozitar. Prandaj Meta mund të joshet për një revoltë me sfurqe. Këto do të vërtetohen me kohën.