Vogëlushet marrin fshehurazi makinën e të atit dhe dalin në rrugë, përplasen me dy mjete

Dy vajza të moshës 9 vjeçe, dhe 4-vjeçe, janë aksidentuar me një kamionë teksa, vajza e madhe po drejtonte makinën, të cilën ia kishte marrë fshehurazi të atit.

Media e huaja, shkruajnë se policia në Utah ka mbetur e befasuar kur ka parë që vajzat po drejtnin makinën.

BBC shkruan se motrat i thanë policëve se po shkonin në Kaliforni, pasi kishin dëshirë për të “notuar në oqean”.

Ata kanë drejtuar makinën në dy rrugë kryesore, e gjatë këtij segmenti rrugor, kanë goditur një makinë, e u përplasën me një kamion.

Të dyja vajzat i kishin vendosur rripat e sigurimit, dhe nuk kanë mbetur të lënduara si pasojë e aksidentit.

Departamenti i Policisë së Qytetit Ëest Valley të Utah tha se vajzat u zgjuan rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën dhe morën makinën teksa prindërit po flinin në shtëpinë e tyre në Ëest Jordan.