Danimarka dëshiron të krijojë qendra azili jashtë Evropës
Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që i mundëson shtetit të krijojë qendra të azilit në vendet jashtë Evropës.
Migrantët që aplikojnë për azil në Danimarkë, mund të dërgohen në vendet tjera dhe do të presin nga atje rezultatet e aplikacionit, është thënë në legjislacionin e ri.
Dokumenti është miratuar nga Social-Demokratët në pushtet dhe kryeministrja Mette Frederiksen, por ai është mbështetur edhe nga një parti liberale gjatë votimit.
Deri më tani, Danikarka besohet të ketë diskutuar për këtë çështje me Ruandën, Tunizinë, Etiopinë dhe Egjiptin.
Megjithatë, ende nuk ka plane konkrete për ndërtimin e këtyre qendrave të pranimit. Kontratat me shtetet tjera duhet të miratohen në parlament.
Asociacioni përplas Kurtin me Vuçiç para takimit në Bruksel
4 Qershor, 08:00
Edhe për migrantët që besohet se kanë nevojë për azil, nuk do të jetë me e domosdoshme shkuarja në Danimarkë më pas.
Atyre që u garantohet azili, mund të qëndrojnë në vendin prej nga kanë aplikuar, apo të dërgohen në një kamp për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara UNHCR e ka kritikuar më parë këtë plan të Danimarkës.
“Transferimi i procesit të azilit dhe mbrojtja e refugjatëve në një shtet tjetër jashtë Evropës, nuk është zgjidhje e qëndrueshme – dhe do të jetë në kundërshtim me parimet në të cilat bazohet bashkëpunimi ndërkombëtar për refugjatët”, ka thënë Henrik Nordentoft, përfaqësues i UNHCR-së për vendet baltike.
Ai po ashtu ka thënë se shqetësohet që ky plan mund të prodhojë efektin domino.

