Turqia dënon gazetarin me 1 400 vite burg

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu” Hidayet Karaca. 

Mediat e huaja, bëjnë me dije se vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi kjo e fundit ka marrë parasysh kërkesn e prokurorisë.

Hidayet Karaca ka qenë drejtor i televizionit “Samanyolu” deri në vitin 2015 ku edhe u arrestua nga policia me akuzën se ishte mbështetës i Lëvizjes Gylen.

Ndërkohë televizioni dhe të gjitha gazetat e konsideruara si pjesë e kësaj lëvizjeje u mbyllën, kurse një pjesë e gazetarëve u burgosën.

Gjykatat turke kanë dhënë më herët dënime  të ngjashme me nga 1 mijë apo 2 mijë vite burg për anëtarët e Lëvizjes Gylen.