Kinë/ Zbulohet rasti i parë i infektimit me llojin e gripit të shpendëve

Kina ka raportuar rastin e parë të infeksionit njerëzor me llojin H10N3 të gripit të shpendëve në provincën lindore të vendit Jiangsu, tha të martën, 1 qershor Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës.

Pacienti, një burrë 41-vjeçar nga qyteti Zhenjiang, aktualisht është në një gjendje të qëndrueshme, njoftoi TV shtetëror CGTN.

Autoritetet shëndetësore minimizuan shpërthimin e këtij lloj gripi, duke thënë se rasti ishte një transmetim sporadik i virusit nga pulat tek njerëzit dhe rreziku i shkaktimit të një pandemie është jashtëzakonisht i ulët.

Pacienti u diagnostikua me virusin e gripit të shpendëve H10N3 më 28 maj, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë pa sqaruar se si ishte infektuar me virusin.

Asnjë rast tjetër i infeksionit njerëzor me H10N3 nuk është raportuar më parë globalisht, tha ajo.

Ka shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëz, zakonisht ata që punojnë me shpendë.

H5N8 është një nëntip i virusit të Gripit A (i njohur gjithashtu si virusi i gripit të shpendëve). Ndërsa H5N8 paraqet vetëm një rrezik të ulët për njerëzit, është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpendët.