“Si duhet të ndjehen sot prindërit e atij fëmijë të shkrirë në acid? Italianët të indinjuar për lirimin e ish bosit mafioz Bruska

Ka zemërim, indinjatë, dhimbje e shqetësim për vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit të Milnaos e cila ka lënë të lirë ish bosin mafioz Giovanni Brusca i konsideruar, një nga killer më të pamëshirshëm të mafias siciliane Cosa Nostra.

I njohur me pseudinimin "u verru" (derri), Giovanni Brusca është autor i 100 vrasjeve të kryera prej vitit 1983 e deri më 1996, kur u arrestua. Giovanni Brusca ishte eksponent i alrtë i klanit mafioz corleonesi, kreu i familjes mafioze që zotëronte territorin në San Giovanni Jato, vendlindja e tij, e krah i djathtë i kapo së kapove, Toto Riina.

Në rrjetet sociale qytetarët italianët shprehen të pakënaqur nga vendimi i daljes nga burgu të ish bosit mafioz.

"Duhet të hidheshin çelësat e burgut e të qëndronte i mbyllur tërë jetën", "Nuk është e mundur të ketë një skadencë dënimi për një njeri që ka kryer vrasje të tilla", "Dhimbje, dhimbje, veç dhimbje, kur mendon se ligji është në krah të një personi të tillë", "Si duhet të ndjehen sot, familjarët e viktimave të Brusca-s, apo prindërit e atij fëmijë të shkrirë në acid?", "Ky vend me ligje të tilla, nuk ka të ardhme", janë disa nga komentet e linja e përgjishme e opinionit publik mbi këtë lajm të fundit.

Por ka dhe nga ata qytetarë italianë të cilët kujtojnë rrëfimet që Giovanni Brusca, bëri si bashkëpunëtorë i drejtësisë e falë të cilit u arrestuan shumë mafiozë e u evituan tragjedi të tjera.

Nën udhërin e Toto Riinas, ai ekzekutoj majft mafiozë rivalë të corleonezëve, si dhe punjës e drejtues të policisë e të drejtësisë italiane.

Ndër vrasjet e drejtuara nga Giovanni Brusca është atentati më 1992, ndaj Prokurorit të Antimafis siciliane Giovani Falcone ku mbi 400 kg esploziv të vendosur nën asfalt, hodhën në erë autokolonën me tre makina e së bashku me prokruorin humbën jetën dhe bashkëshortja e tij e tre truproje.

Më vitin 1983 Giovanni Brusca është autori i vrasjes në Palermo të gjykatësit Rocco Chinicci me hedhjen në erë të automjetit të tij me 75 kg eksploziv,

Në vitin 1993 Giovanni Brusca vret e djeg në acid trupin e 11 vjecarit Giuseppe De Martino, djalin e një ish mafiozi. Sot pas lajmit të lirimi të tij, babi i vogëlushit shprehet se "nëse qëllon ta takoj në rrugë mafiozin e liruar, nuk di se çfare do të ndodh. Ai është autor i shkrirjes në acid të djalit tim e killeri i një vajze shtatëzënë 3 muajshe."

Flet e veja e ish kreut të truprojeve të Falcones

Dimbje e indinjatë shpreh dhe e veja e ish kreut të truprojeve të Prokurorit të Antimafias italiane Giovanni Falcone. Tina Montinari, bashkëshortja e truprojes viktimë, Antonio Montinari, thotë sot se "vendimi i lirimit të ish mafiozit kriminel e ka lënë pa fjalë. Ende nuk dimë të gjithë të vërtetën mbi masakrat mafioze të kryera nga ai. Kam punuar tërë jetën të përhap kulturën e legalitetit tek të rinjtë, por sot është kaq e vështirë te jesh në krah të shtetit", thotë ajo.

Kush eshte Giovani Brusca


Giovanni Brusca lindi në 20 shkurt 1957 në San Giovanni Jato e është djali i bosit mafioz Bernardo Brusca. në moshën 19 vjecare bëhet pjesë e klanit sicilian Corleonesi e anëtarë i një grupi killer që vrsinin për llogari të kryebosit të Cosa Nostra Toto Riina.

U arrestua më vitin 1996 e në vitin 2000 fitoj statusin e një bashkëpunëtori të besueshëm të drejtësisë italiane. Në vitin 2000 fiton një të drejtën speciale që e lejonte që çdo 45 ditë të dilte nga burgu e të vizitonte familjen e tij e cila është në një zonë të fshehur në mbrojtjen e shtetit italian.

Pas lirimit të tij më 31 maj 2021, Giovanni Brusca, sot 64 vjecarë do të jetë në liri të mbikqyrur për katër vite të tjera.