Peru/ Dyfishohet numri zyrtar i vdekjeve, bëhet vendi me vdekshmërinë më të lartë

Peruja bëhet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në botë për 1 milion banorë.

Të hënën qeveria bazuar në rekomandimet e ekspertëve rishikoi raportin e viktimave të pandemisë së re të koronavirusit. Numri zyrtar i të vdekurve nga pandemia në Peru tani ka arritur në 180,000, nga 69,342 që ishte më herët.

Peru/  Dyfishohet numri zyrtar i vdekjeve, bëhet vendi me

Peru është vendi më i godituri në botë, me 5.484 vdekje për milion banorë, raporton CNN.

Sipas raportit zyrtar të mëparshëm, numri i të vdekurve ishte 69,342 , me fjalë të tjera vendi renditej i 13-ti në  renditje botërore makabre, me 2,103 vdekje për milion banorë.