Shtëpia e “Star Wars” në shitje për 4.3 mln $

Shtëpia e ëndrrave për fansat e filmit të famshëm “Lufta e yjeve” tashmë ka dalë në shitje në Teksas, me një çmim 4,3 milionë dollarë. E njohur si “Shtëpia Darth Vader” me një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë, ajo është një nga rezidencat ikonike në qytetin e Hjustonit.

Del në shitje një nga shtëpitë më të famshme në Teksas. Behet fjalë për një rezidencë ëndrrash për fansat e serialit të famshëm “Star Wars” ose “Lufta e yjeve”. Me një sipërfaqe prej rreth 7000 metrash katrorë ajo gjendet pranë Houston’s West University Place dhe vlera e saj shkon në 4,3 milionë dollarë.

"Shtëpia Darth Vader" ka qenë gjithmonë e preferuara për ata që kalonin pranë dhe ka marrë vëmendje edhe më të madhe tani që janë shfaqur fotot e brendshme. Emri i saj vjen nga ngjashmëria e jashtme me përkrenaren e një prej personazheve kyçe të “Star Wars”.

"Kjo është një rezidencë shumë e njohur ikonike që të gjithë e dinë jo vetëm në lagje, por edhe në qytetin e Hjustonit", tha agjenti i bashkë-listimit Ëade Knight për Houston Chronicle. "Për vite, të gjithë kanë dashur të shohin ambientet e brendshme të kësaj shtëpie misterioze."

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1992 dhe ka katër dhoma gjumi, pesë tualete dhe një garazh për katër makina.

 “Star Wars” konsiderohet një mit i filmave fantashkencë. Këtë muaj u shënuan 44 vjet nga shfaqja e filmit `Star wars -A new Hope”, i regjisorit të madh amerikan George Lucas, I cili doli në kinema për herë të parë në 25 maj 1977, dhe u shndërrua në një fenomen dhe trend kulturor botëror.

Ai u pasua me realizime të suksesshme ku filmi i parë i trilogjisë së re i titulluar “The Force Awakens” dha premierën botërore më 18 Dhjetor 2015.