Kinë/ Po vijnë elefantët në qytet!
Një tufë elefantësh të egër prej një muaji kanë “pushtuar” qytetet në jug perëndim të Kinës dhe tashmë janë 20 km larg Kunmin, kryeqyteti me popullsinë më të dendur në provincën e Yunnan. Kjo ka bërë që qeveria dhe aktivistët në mbrojtje të kafshëve të shqetësohen.
Vitin e kaluar 15 elefantë u larguan nga vendbanimi i tyre, në pyllin tropikal dhe nisën marshimin drejt veriut.
Ata kanë shkatërruar më shumë se 56 ha tokë të mbjella madje dhe shtëpi. Autoritetet po përpiqen të bien në gjurmët e tyre përmes dronëve dhe u kërkojnë banorëve të evakuohen.
Elefantët aziatikë pëlqejnë të jetojnë në pyje.
Kjo është hera e parë që ndodh nuk ka ndodhur asnjëherë. Ekspertët po përpiqen që ti drejtojnë elefantët drejt pyjeve ndërsa po studiojnë dhe shkakun përse ata janë larguar.