Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë: Ishte sulmi i katërt kundër 34-vjeçarit, larje hesapesh midis bandave

Ditën e djeshme pak minuta pas orës 18:00 u qëllua me tetë plumba, shqiptari Aristidhis Pappas, nga ku mbeti i vrarë.

Ngjara e rëndë ndodhi në një lokal, në rrugën 'Dhirachiou 30' të Athinës.

Sipas policisë bëhet fjalë për larje hesapesh midis bandave të drogës, që veprojnë në qendër të Athinës.

Hetimet e policisë për të gjetur autorin janë duke vazhduar dhe po përqendrohen në të kaluarën e viktimës.

Në të kaluarën, Aristidhis Pappas është akuzuar për grabitje, trafik droge dhe është burgosur.

Ai  është sulmuar dhe tre herë tjera, hera e fundit ka qenë shkurtin e kaluar në Sheshin Attiki dhe autorët, të cilët nuk patën sukses, lanë pistoletën në një taksi dhe u larguan për të shpëtuar nga policia.