E rëndë! 44-vjeçari bie pa ndjenja mbi trupin e të dashurës pas një ore seks
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Nairobi, Kenya, ku një 44-vjeçar, ka humbur jetën pasi ka kryer marrëdhënie më shumë se një orë me partneren e tij.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 36-vjeçarja në Nairobi, Kenya u paraqit me makinë në spitalin e qytetit të saj, me trupin e të shoqit të vdekur. E reja rrëfeu para autoriteteve se i dashuri i kishte rënë sipër pas më shumë se një ore kohë që po kryenin marrëdhënie seksuale.
“Kishim bërë seks për rreth një orë kur ai lëshoi një zë të lartë dhe më ra sipër,”- tregon vajza.
Siç raportohet më pas ajo e kishte futur në makinë për ta nisur në spital, por fatkeqësish, 44-vjeçari Frederico Kyalo Mëilu nuk mbërriti gjallë në duart e mjekëve.
Trupi i 44-vjeçarit do i nënshtrohet një autopsie për të kuptuar shkakun që çoi në vdekjen e tij dhe çështja po hetohet.

