Dyndje te dietologët, pandemia rriti ndjeshëm çrregullimet e të ushqyerit
Periudha e pandemisë, karantinimi dhe i gjithë stresi i akumuluar tek qytetarët gjatë kësaj periudhe ka ndikuar ndjeshëm në çrregullimet e të ushqyerit. Numri i personave që u drejtohen dietologëve është trefishuar pë humbjen apo shtimin në peshë është trefishuar, ndërkohë që me hapjen e sezonit turistik është parë një interes i shtuar nga të gjitha grupmoshat për të qenë sa më në formë për pushimet verore.
Një vit pandemie solli thellimin e krizës ekonomike, por nga ana tjetër dhe probleme me shëndetin e sidomos në çregullimet e të ushqyerit.
Kjo shihet dhe në numrin në rritje të atyre që kërkojnë ndihmën nga dietologët.
Anila Kalleshi shprehet se në këtë periudhë ka një trefishim të numrit të kërkesave.
"Gjatë periudhës së Covidit duke iu nënshktruar edhe terapive të ndryshme me antibiotikë dhe kortizonikë, edhe ata ishin shkaktarë për shtimin e peshës. Depresioni, stresi, të gjitha së bashku shkaktuan shtimin e peshës, natyrisht edhe shtimin e personave që kishin nevojë për konsulta për të humbur kilogramët që morën gjatë kësaj periudhe."
Megjithatë sezoni i pushimeve sjell edhe më shumë shqetësime për të arritur në formën e duhur. Ndaj dhe Kalleshi ka disa sugjerime.
"Të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme, jemi fiks në kohë për të humbur përsëri ato kilogramët e tepërta që janë marrë gjatë stinës së dimrit në mënyrë që të kemi një perfomancë shumë të mirë fizike në kostumin e banjës."
Por sa të kujdesshëm me ushqimin janë qytetarët,tani me çeljen e sezonit turistik?
"Kur vjen vera përpiqem të dobësohem një çikë."
"Përpiqem të mbaj dietë."
"Ushqimi duhet të jetë gjithë kohën, si në dimër dhe në verë".
Ndërsa vetë Kalleshi rekomandon.
"Tani janë frutat shumë të mira, kumbullat jeshile nuk duhet ti nënvlerësojmë, kanë shumë kalori dhe ujë. Për proteina fasulet, thjerrëzat, bishtajat."
Nga ana e dietologëve rekomandohet një dietë e pasur me ushqime bio.

