"Pesë yje pasi vrava Joe Biden për tradhti", kërcënoi Presidentin amerikan, arrestohet i riu

Një i ri nga New Mexico akuzohet për kërcënim ndaj Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe disa të tjerëve.

John Benjamin Thornton është akuzuar për dërgimin e masazheve kërcënuese.

Mesazhet e siguruara si provë penale përfshijnë deklarata se ai "ishte duke udhëhequr ushtrinë revolucionare", një referencë e dukshme për grupin anti-qeveritar.

John Benjamin Thornton  në mesazhet e tij e quan veten ‘’Gjeneral revolucionar i luftës’’ dhe ka shkruar “5 yje pasi ekzekutova Joe Biden për tradhti”.

Hetuesit e FBI-së nuk identifikojnë në dokumentin e akuzës se kush i mori mesazhet e dërguara nga Thornton ose nëse kishin ndonjë lidhje paraprake me të.

CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për një koment.

Sipas të dhënave, Thornon po mbahet në burgun " Doña Ana."

Ai do të paraqitet në seancën gjyqësore të premten në mëngjes, 28 maj,  raporton CNN.