Zjarr në "Santiago Bernabeu", re të zeza tymi mbi stadiumin e Real Madridit

Stadiumi i Real Madridit , "Santiago Bernabeu" u përfshi në flakë pasditen e të mërkurës, 26 maj.

Video dhe foto qarkulluan me shpehtësi në mediat sociale, të cilat tregonin retë e errëta të tymit që ngriheshin mbi stadiumin e famshëm në kryeqytetin spanjoll.

Zjarrfikësit reaguan shpejt ndaj incidentit për ta vënë atë nën kontroll.

Aktualisht stadiumi është në proces rikonstruktimi.

Fillimisht në stadium u zëvendësua bari dhe pastaj tribunat, ndërkohë që në vitin 2022 është planifikuar të bëhet dhe rimodelimi i jashtëm.