Aksident në aksin Mamurras-Thumanë, shoferi dërgohet drejt spitalit të Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2021, 18:42
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Mamurras-Thumanë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se është plagosur drejtuesi i automjetit.
I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë aksi rrugor është bllokuar për shkak të aksidentit.
