E çuditshme/ Fotoja e djathit tradhton shitësin e drogës, kapet nga policia

Një shitës droge u gjurmua nga policia pasi ndau një foto të djathit 'Stilton', në internet.

Carl Stewart, 39 vjeç, u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve pasi policia analizoi foton që ai postoi në një bisedë në internet, raporton BBC.

Ai u burgos me 13 vite e gjashtë muaj, pasi i pranoi akuzat  për  shpërndarje të heroinës, kokainës, ketaminës dhe MDMA në Liverpool , Angli.