Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës i udhëhequr nga ish-marinari britanik, sekuestrohen 1,6 tonë hashash

Policia spanjolle, ka bërë me dije se ditën e sotme ka shkatërruar rrjetin e trafikimit të drogës, duke arrestuar 10 persona duke përfshirë edhe udhëheqësin e saj, një ish marinar britanik.

Ky i fundit dyshohet  se transportonte drogën përmes detit.

Ish- marinari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur jetonte në Cadiz, dhe kishte "lidhje me organizata kriminale në kombet evropiane si Britania dhe Ukraina.

Ai kishte në pronësi disa firma të cilat shisnin dhe merrnin me qira anije që ai përdorte për të transportuar hashashin si dhe kompani për të pastruar paratë e fituara nga kontrabanda e drogës, raporton AFP. 

Policia sekuestroi një varkë me vela dhe dy jahte si dhe 1.6 tonë hashash si pjesë e operacionit, i cili u krye në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë.

Lidhjet e ngushta të Spanjës me ish kolonitë e saj në Amerikën Latine, një rajon i madh prodhues i kokainës dhe afërsia e saj me Marokun, një prodhues i madh hashashi, e kanë bërë atë një pikë kryesore hyrëse për transportimin e hashashit në Evropë.