Mbi 300,000 persona të vdekur nga koronavirus në Indi

Numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Indi ka kaluar mbi 300,000 ndërsa vendi vazhdon të luftojë  me pandeminë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumë vdekje nuk regjistrohen zyrtarisht.

India ka regjistruar 26 milion raste dhe tani është epiqendra e pandemisë globale.

Vendi është gjithashtu i treti në botë që regjistron më shumë se 300,000 vdekje,  pas SHBA-së dhe Brazilit.

Një valë e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.

Spitalet po përballen me fluksin e pacientëve dhe mungesën e barnave dhe oksigjenit.

Gjatë ditëve të kaluara, shqetësimet për një numër në rritje të infeksioneve vdekjeprurëse të kërpudhave të lidhura me trajtimin e Covid i janë shtuar krizës së përgjithshme, raporton BBC.