Rëndohet bilanci në Itali! Vdes 9-vjeçari që ishte në teleferik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2021, 23:22

Rëndohet bilanci në Itali, pas aksidentit tragjik me teleferik, të ndodhur në zonën e njohur si Stresa-Mottarone , në provincën Verbania-Cusio-Ossola.
Mediat italiane bëjnë mee dije se ka humbur jetën edhe fëmija 9-vjeçar që ishte në spital.
Ndërkohë bëhet e ditur se fëmija tjetër në moshën 5-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si pasojë e aksidentit tragjik kanë humbur jetën 14 persona, ndërkohë që i plagosur rëndë është edhe 5-vjeçari.
