Qielli bëhet i kuq, pamje "apokaliptike" pas shpërthimit të vullkanit në Kongo, evakuohet qyteti
Autoritetet kongoleze kanë urdhëruar largimin e banorëve të qytetit afrikan të Gomas pasi rrezikohen prej lavës së vullkanit "Niragongo" që shpërtheu mbasditen e së shtunës. Vullkani ishte aktivizuar për herë të fundit në vitin 2002 kur la të paktën 250 të vrarë.
Shpërthimi i një vullkani në Afrikën Qendrore ka shkaktuar panik në Republikën Demokratike të Kongos dhe ka detyruar evakuimin e zonës.
Vullkani Niragongo u aktivizua të shtunën duke e lëshuar lavën e vet afër zonave të banuara deri në aeroportin lindor të Gomas.
Mijëra banorë u larguan me këmbë drejt qytetit më të afërt, duke kaluar edhe kufirin në shtetin fqinj të Ruandës.
"Është diçka që nuk e kemi parë asnjëherë. E vëzhgojmë vazhdimisht vullkanin por situata këtë radhë duket shqetësuese."
"Jam shumë i shqetësuar. E kam përjetuar një herë këtë vullkan në vitin 2002. Atëherë na shkatërroi shtëpitë dhe gjithë çfarë kishim. Prandaj ia kemi frikën."
Ekspertët thonë se është e vështirë të parashikosh veprimtarinë e vullkanit por lava e tij po synon qendrën e qytetit Goma, pasi më herët ishte drejtuar për në Ruandë.

Niragongo është ndër vullkanet më aktivë dhe më të rrezikshëm në botë.
Gjatë shpërthimit të fundit, në vitin 2002, rrjedha e shpejtë e lavës dhe gazrat vullkanikë vranë 250 persona dhe lanë 120 mijë banorë të Gomës pa shtëpi.
????????Activité volcanique aux alentours de Goma: la MONUSCO fait des vols de reconnaissance.
— MONUSCO (@MONUSCO) May 22, 2021
La lave ne semble pas se diriger vers la ville de Goma. Nous restons en alerte. pic.twitter.com/JQmz7v16Ne

