Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pasi siguroi finalen e Eurovizionit: Vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë

Shqipëria arriti të kualifikohet mbrëmjen e të enjtes për të tretën herë radhazi në finalen e madhe  të “Eurovision” me përformancën e jashtëzakonshme të këngëtares Anxhela Peristeri.

Në konferencën për media pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, ajo nuk i fshehu emocionet për të këtë sukses të vendit që përfaqëson por edhe personal.

"Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë".

Anxhela nuk harroi të falenderojë edhe shqiptarët në diasporë që si gjithmonë kanë një rol jo të vogël në votim.

"Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!"

Ndërsa pyetjes ngacmuese se si është “Karma” e saj tani pasi garantoi finalen ajo ju përgjigj.

"E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…"