Video/ E imiton pa humbur asnjë ushtrim, qenushi bën ‘yoga’ bashkë me pronaren e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 18:55
Videoja më e fundit që është bërë virale në rrjetet sociale është një qen duke bërë yoga me pronarin e tij. Videoja ka fituar zemrat e shumë ndjekësve në internet.
Videoja u shpërnda në Twitter nga ish-lojtari profesionist amerikan i basketbollit Rex Chapman dhe tashmë ka grumbulluar mbi një milion shikime në platformë.
Qeni i cili mban emrin Secret, një bari australian fillimisht vendos tapetin e tij të yogës dhe më pas shihet duke kopjuar saktësisht çdo lëvizje të pronares së tij.
This dog is actually doing yoga... pic.twitter.com/d7oK5EJa2l
— Rex Chapman???????? (@RexChapman) May 17, 2021
