Zbulon bodrumin "e frikshëm" ndërsa rinovonte shtëpinë: Dikush ka qenë 100% këtu poshtë

Abi Mia, ndau një video në TikTok me ndjekësit e saj ndërsa kishte zbuluar një bodrum sekret në shtëpi.

Siç rezulton, ishte një "bodrum i fshehtë" nën shtëpinë e saj.

"Nuk mund ta besoj atë që sapo gjetëm në dollapin tonë të magazinimit", shkroi Abi .

Në videon e saj, ajo vazhdon të zbulojë pjesë të copëtuara të dollapit të saj të kuzhinës. Brenda ka një shkallë të fshehur që të çon në bodrum.

Nuk është plotësisht e qartë se si Abi i zbuloi shkallët e frikshme, por ajo shkruan se ato kanë qenë të fshehura për disa dekada.

"Dikush ka qenë 100 përqind këtu poshtë," shkroi ajo në videon e saj.

Disa nga komentuesit thanë se videoja dukej si një film horror i jetës reale.

Të tjerët patën një reagim më të qetë. Disa përdorues pretenduan se bodrumet ishin të zakonshme në shtëpitë e vjetra në Mbretërinë e Bashkuar, ku Abi jeton.

"Shumica e shtëpive viktoriane i kishin ato", pohoi një përdorues.