Del në shitje supediamanti, guri i çmuar më i madh që është shfaqur ndonjëherë
Një diamant i rrallë ngjyrë rozë, 16 karat, është nxjerrë në shitje në shtëpinë e Ankandit “Christie's” në Hong Kong. Ekspertët kanë vlerësuar se ky është guri i çmuar më i madh i këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë. Çmimi fillestar i shitjes është përcaktuar nga 25 në 35 milionë dollarë amerikanë, sipas Vickie Sek, kryetari i “Christie's Jeëellery Asia”.
I njohur ndryshe si Sakura, guri i çmuar e ka marrë emrin nga fjala japoneze “lule qershie” për shkak të ngjyrës së tij, rozë. Diamanti unik është vendosur në një unazë platin së bashku me dy diamante me shkëlqim, në formë gjysmë hëne. E vetmja e këtij lloji, kjo unazë do të shfaqet në ankandin e ardhshëm të Christie më 23 maj.
Në botën e rrallë të diamanteve rozë, gurët e mëdhenj janë pothuajse të pamundur për t'u gjetur dhe prerë. Në fakt, sipas Christie,10 për qind e diamanteve rozë peshojnë më shumë se një e pesta e karatit. Sakura është gati 80 herë më shumë se në një karat. Përveç madhësisë së tij të konsiderueshme, Sakura lakmohet gjithashtu për ngjyrën dhe qartësinë e saj. Nëse arrin 33 milion dollarë, ai do të bëhet diamanti më i shtrenjtë rozë që shitet në ankand.


