Shkëputet nga Antarktida ajsbergu sa sipërfaqja e Majorkës

Një ajsberg me përmasat e ishullit spanjoll të Majorkës është shkëputur nga antarktida. Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi se bëhet fjalë për ajsbergun më të madh në botë me një siperfaqe prej mbi 4300 km katrorë. Ai po noton përmes Detit Weddell dhe deri më tani nuk përben ndonjë rrezik të mundshëm.

Një ajsberg me përmasat e një ishulli është shkëputur nga Antarktida dhe po noton përmes Detit Weddell, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës.

I quajtur A-76 dhe afërsisht si forma e Manhattan, por 70 herë më i madh, ai u kap në imazhe satelitore dhe vlerësohet si "ajsbergu më i madh në botë".

Rreth 170 kilometra i gjatë dhe 25 kilometra i gjerë, me një sipërfaqe prej 4,320 kilometra katrorë, ajbergu është pak më i madh se ishulli spanjoll i Majorcas. Ai zë vendin si më i madhi në botë nga ajsbergu A-23A - rreth 3.880 km katrorë në madhësi - i cili është gjithashtu në Detin Weddell.

Në nëntor të vitit të kaluar, A-23A përbënte rrezik për mijëra pinguinë dhe foka në një ishull të Atlantikut Jugor, duke i penguar në mbledhjen e ushqimit.

Studimet kanë treguar se një proces i njohur si hidrofraktim ka të ngjarë të jetë shkaku në të dy rastet.

Kjo ndodh kur uji - i cili është më i rëndë se akulli - derdhet nëpër të çara në sipërfaqen e rafteve të akullit të shkaktuara nga ngrohja sipërfaqësore, duke detyruar me forcë thyerjet të hapen me zinxhir, duke shkaktuar dhe ajsbergun.

Shkëncëtarët kanë verejtur gjithashtu se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur me 1gradë Celsius që nga shekulli i 19-të, mjaftueshëm për të rritur intensitetin e thatësirave, valëve të nxehtësisë dhe cikloneve tropikale. Por ajri mbi Antarktidë është ngrohur më shumë se dy herë më shumë.