Skandali i implanteve të gjirit, 2.500 gra në pritje të dëmshpërblimit nga gjykata
Një gjykatë franceze pritet të japë vendimin për kompensimin e më shumë se 2.500 grave, viktima të atij që konsiderohet si skandali i implanteve të gjirit. Padia për neglizhencë është drejtuar ndaj një kompanie gjermane, e cila dha certifikata sigurie për implantet e gabuara. Më mijëra gra kanë vuajtur efekte afatgjata shëndetësore. Gjyqi 10-vjeçar është çështja më e madhe në historinë franceze.
Mbi 2.500 gra janë në pritje të vendimit të një gjykatë në Paris, për të marrë dëmshpërblim në atë që konsiderohet një nga proceset më të mëdha në historinë franceze.
Bwhet fjalë për skandalin e implanteve të gjirit, të nisur rreth 10 vjet më parë, pas mijëra padive të depozituara nga gratë në rreth 65 vende të botës, që kanë vuajtur pasoja shëndetësore për shkak të vendosjes se implanteve të gjirit difektoze.
Padia për neglizhencë është drejtuar ndaj kompanisë gjermane TUV Rheinland, e cila dha çertifikata sigurie për implantet e gabuara. Midis 2001 dhe 2010 implantet nën standard janë prodhuar nga kompania franceze Poly Implant Prothèse ose PIP.
Ajo u likuidua në vitin 2010 dhe themeluesit të saj më vonë iu dha një dënim me burg pasi doli që implantet ishin mbushur me silikon të lirë, të shkallës industriale, i cili nuk ishte për përdorim njerëzor.
Jan Spivey është një nga gratë në këtë çështje. Asaj iu bënë implantime PIP pasi bëri një mastektomi për shkak të kancerit të gjirit.
Pas komplikacioneve shëndetësore të renda, ajo iu nënshtrua sërish ndërhyrjes ku u vu re se implantet e saj ishin çarë dhe silikoni kishte rrjedhur në trupin e saj.
"Implantet e mia PIP, nga 20 vjet më parë janë ende duke ndikuar në jetën dhe shëndetin tim edhe sot. Ky dëshpërim që po përjetoj duhet të marrë fund".
Vlerësohet se deri në 400,000 gra në të gjithë botën kanë marrë implantet e paligjshme. Amerika Latine u godit më rëndë, në veçanti Kolumbia, ku vlerësohet të ketë 60,000 viktima. Në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se 47,000 gra janë prekur.
Gjykata e Apelit në Paris do të vendosë nëse kompania gjermane ishte neglizhencë dhe nëse po nëse gratë duhet të marrin kompensim.
Vendimi pritet të ketë implikime më të gjera për pothuajse 20,000 gra të tjera, gjysma e të cilave janë britanike, të cilat po ndërmarrin veprime të ngjashme ligjore në Francë.

