Festë në familjen Haradinaj, gjeni se kush e ka ditëlindjen

Familja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka festë sot. Vajza e vetme e tyre, Hana, ka ditëlindjen.

Me anë të një postimi në facebook, Haradinaj i ka uruar ditëlindjen të bijës duke ndarë një foto familjare në lartësitë e alpeve së bashku me Anitën dhe dy djemtë e tij.

"E bukura e shtëpisë sonë, sot ka ditëlindjen. Gëzuar Hana! Të gjitha të mirat e botës për ty".