Vonesa e negociatave, Barbullushi: Ka ndodhur për shkak të reflektimit të BE-së
Në një intervistë për RTV Ora, Odeta Barbullushi, këshilltare në Kryeministri u shpreh se Ka pasur një stanjacion të procesit të integrimit për shkak të debateve të brendshme të vetë BE-së.
Sipas Barbullushit, jemi pak javë para mbledhjes së Këshillit dhe shpresohet që zgjerimi të jetë në axhendën e zgjerimit.
Barbullushi: Rekomandimi i Komision Evropian për hapjen e negociatave u pasua me vendin e vjetshëm nga Këshilli i BE-së për hapjen e negociata me vendin tonë dhe Maqedoninë. Ka pasur një stanjacion të këtij procesi për shkak të debateve të brendshme të vetë BE-së, duke bërë që vendimi të shtyhej disa herë, sepse vendet anëtare kishin nevojë që të reflektonin për procesin e zgjerimit. Ky reflektim rezultoi në atë që quhet si metodologjia e re e zgjerimit.
Kjo periudhë reflektimi është arsyeja kryesore pse u vonua kaq shumë hapja e negociatave. Ne jemi pak javë para mbledhjes së Këshillit, dhe shpresojmë që zgjerimi të jetë në axhendën e zgjerimit. Për momentin kemi një përditësim edhe nga ana e Komisionit në nivel diplomatik. Po ashtu kishin edhe një vizitë të komisionerit për zgjerim i cili na përgëzoi në rrugën tonë që kemi marrë deri më tani. Në fakt ka qenë periudha për reflektim të brendshëm pse është vonuar ky proces.
Ajo shtoi se Në 2 vitet e shkuara bashkëpunimi dypalësh me vendet anëtare të BE-së është intensifikuar dhe janë adresuar kushtet.
Barbullushi: Në këto momente që flasim Shqipëria ka shumë pak ose asgjë të bëjë në raport me këtë proces. Në 2 vitet e shkuara bashkëpunimi dypalësh me vendet anëtare të BE-së është intensifikuar. Kemi bashkëpunuar edhe me Holandën në këtë pikë, në luftën e ndaj korrupsionit dhe uljes së numrit të azilkërkuesve. Unë mendoj se të gjitha kushtet e vëna na vendet anëtare janë adresuar dhe besoj se me metodologjinë e re i jepet përgjigje pikëpyetjeve mbi procesin dhe reformat.
