VIDEO/ Dasma greke e shek 19, dhëndri dhe nusja shkojnë në Kishë me veshjen e vitit 1821

Një dasmë greke si në vitet 182I, me kostumet tradicionale dhe ritet e kohës. Kështu kanë zgjdhur të martohen një çift nga Trikala, për të përkujtuar 200 vjetorin e Revolucionit Grek. Çdo element i dasmës risolli atë periudhë të para dy shekujve në kohët moderne.

Një dasmë greke që evoluon traditën e shek 19, e sjellë në kohët moderne me çdo element të saj, duke u bërë një nga ceremonitë me unike. Kështu kanë zgjedhur të kurorëzojnë martesën e tyre një çift nga Trikalaja, teksa dasma përkoi me 200 vjetorin e Revolucionit Grek.

Në mënyrë të veçantë, çifti risollën të gjitha zakonet dhe traditat, e madje edhe kostumet e dhëndrit, nuses, shoqëruesit të parë dhe miqve ishin nga ajo kohë. Po ashtu edhe arma e dhëndrit apo bizhuteritë e nuses dhe unazat e shkëmbyera në Kishë janë të vërteta nga koha e Revolucioni Grek.

Dhëndri u nis nga fshati i tij, Gorgogyri, i veshur me një kostum tradicional dhe i hipur në një kale. Ai mbërriti në Kishën e qytezës për sakramentin, pas tre orësh ecje në pyll. Atje mirëpriti nusen që mbërriti po me një karrocë të asaj kohe.