Studimi i OBSH për punën: Orët e gjata të punës duke vrarë 745,000 njerëz në 1 vit

Organizata Botërore të Shëndetit ngre alarmin se orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit.

Sipas një studimi të kryer pa përfshirë periudhën e pandemisë, shpjegohet se orët e gjata të punës janë përgjegjëse për rreth një të tretën e të gjitha sëmundjeve të lidhura me punën, duke e bërë atë barrën më të madhe të sëmundjes profesionale.

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetit ka zbuluar se orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit. 

Studimi, i pari i këtij lloji, i kryer në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, tregoi se 745.000 njerëz vdiqën në vitin 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë.

Sipas raportit, puna mbi 55 orë në javë, shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune që varion nga 35 në 40 orë.

Ky studim nuk përfshin periudhën e pandemisë, por zyrtarët e OBSH-së thanë se puna nga distanca dhe ngadalësimi ekonomik mund të kenë rritur rreziqet që lidhen me orët e gjata të punës.

“Ne kemi disa prova që tregojnë se kur vendet hyjnë në bllokim kombëtar, numri i orëve të punës rritet me rreth 10%”, tha Frank Pega, përfaqësues i OBSH.

Raporti zbuloi tre të katërtat e atyre që humben jeten si rezultat i orëve të gjata të punës ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër. Më të prekurit ishin njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor.

Organizatës Botërore të Shëndetit rekomandon që punëdhënësit të marrin parasysh këtë fakt, kur vlerësojnë rreziqet e shëndetit në punë të punëtorëve të tyre, pasi tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.