Pas SHBA edhe Kina ul në Mars një robot pa pilot

Pas sondës së NASA-s ‘Perseverance’ edhe Kina ka rritur sot të ulë në sipërfaqen e Marsit robotin pa pilot.

Sipas mediave të huaja, Agjencia Kineze e Hapësirës nisi misionin pa pilot Tianëen-1 nga Toka më 23 korrik 2020, siç quhet anija kozmike e dërguar në hapësirë. Tianwen-1 përbëhet nga tre komponentë: pjesa kryesore e anijes që do të mbetet në orbitë rreth Marsit, pjesa që u ul dhe brenda tij roboti i telekomanduar Zhurong.

Ulja u bë në një zonë të planetit të kuq të quajtur Utopia Planitia, një luginë e gjerë në hemisferën veriore të Marsit. Roboti me gjashtë rrota Zhurong, për të siguruar një ulje të sigurt përdori një kombinim të një kapsule mbrojtëse, një parashutë dhe një platforme rakete.

Zhurong, me peshë më shumë se 200 kg, është i pajisur me katër panele fotovoltaike për të siguruar furnizimin me energji. Ai do të jetë funksional për tre muaj.

Ai gjithashtu ka kamera, radarë dhe lazer, të cilët do të lejojnë të studiojnë mjedisin e tij dhe të analizojnë përbërjen e shkëmbinjve të Marsit.