Izraeli godet sërish me raketa, shikoni sulmin mëngjesin e së shtunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 11:09
Mëngjesin e së shtunës raketat izraelite kanë goditur sërish Gazan duke lënë pas tym dhe flakë në qiell.
Avionët luftarakë izraelitë goditën objektivat në Gaza brenda natës, tha ushtria të shtunën më 15 maj.
Pavarësisht intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për të lehtësuar pesë ditë luftime midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza, forca ajrore e Izraelit goditi disa vende brenda natës.
Mes vendeve të goditura ishte edhe një kamp refugjatësh në Gaza ku mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre një grua dhe tre fëmijët e saj pasi shtëpia e tyre u godit në kampi e refugjatëve.
Deri tani raportohet për 126 persona të vrarë, përfshirë 31 fëmijë dhe 950 të plagosur.
