Tornado e fuqishme godet Kinën, humbin jetën 12 persona dhe plagosen 400 të tjerë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 400 janë plagosur në Kinë,  si pasojë e goditjes nga tornadoja.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Kina u godit nga dy tornado, ku njëri prej tyre përfshiu Wuhanin e si pasojë u regjistruan  8 viktima dhe më shumë se 280 të plagosur. Ndërsa 150 familje kanë mbetur pa shtëpi.

Tornado e fuqishme godet Kinën, humbin jetën 12 persona dhe plagosen

Një tjetër tornado, akoma më i fortë goditi qytetin Suzhou , afër Shangait, në lindje të Wuhan. Erërat e tornadove kanë kaluar 200 km/h duke shkaktuar dëme të mëdha, shkatërruar shtëpi dhe rrëzuar pemë. Si pasojë katër persona janë vrarë në këtë qytet dhe një është shpallur i zhdukur, ndërsa 130 janë plagosur.

Sipas autoriteteve, tornado goditi me forcën e erërave me shpejtësi prej 23.9 metrash në sekondë. Sipas mediave, janë shkatërruar dhe kanë mbetur të dëmtuara shtëpitë e 147 familjeve.

Në fillim  të muajit maj një stuhi e dhunshme me erëra të forta shkaktoi vdekjen e 11 personave në një qytet tjetër pranë Shangait.