Me video/ Izraeli shkatërron me raketa zyrat e Al Jazeera dhe Asociated Press  

Ndërtesa ku ndodhen zyrat e Al Jazeera dhe Asociated Press janë shkatërruar si pasojë e një rakete të hedhur nga ushtria izraelite.

Al Jazeera ka raportuar se zyrat janë shkatërruar nga raketat izraelite.

Ndërkohë sipas një njoftim, Izraeli paralajmëroi se do të bombardojë ndërtesën ku gjenden zyrat e Al Jazeera dhe media të tjera ndërkombëtare në Gaza brenda një ore, duke u kërkuar që të evakuohen.

“Ushtria izraelite e okupimit jep një orë kohë për të evakuuar një ndërtesë që strehon zyra ndërkombëtare shtypi, përfshirë Al Jazeera,” thuhej në njoftim.

Ndërkohë deri më tani nuk ka informacion për të plagosur apo viktima si pasojë e sulmit.

Fares Akram, korrespondent i Gazës për agjencinë e lajmeve Associated Press, shkroi në Twitter: “Tani bomba mund të bjerë mbi zyrën tonë. Ne vrapuam poshtë shkallëve nga kati i 11-të dhe tani jemi duke parë ndërtesën nga larg, duke u lutur që ushtria izraelite të tërhiqet përfundimisht. “