Konflikti Izrael-Palestinë/ Qindra qytetarë britanikë dalin në protestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 17:06

Mijëra qytetarë në Londër kanë marshuar në formë proteste drejt shesheve në mbrojte të palestinezëve, e cila ndodhet në konflikt me Izraelin.
Qindra protestues u nisën nga Hyde Park drejt ambasadës Izraelite në Kensington. Siç shihet në foto qytetarët kanë dalë në protestë me parulla në duar dhe me flamuj palestinezë.
Ata kanë bërë thirrje që Izraeli të ndalojë sulmet ajrore dhe që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndërhyjë.
Ndërkohë nga ana tjetër negociatorët e SHBA, u bëjnë thirrje të dy palëve për të qetësuar situatën.
