VIDEO/ Shembet ndërtesa gjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetarit në Gaza
Një ndërtesë në Gaza është shembur gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë nga gazetari i BBC, pasi u godit nga një sulm izraelit.
Reporteri i BBC, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan transmetimin, duke mos kuptuar se çarë po ndodhte nga mbrapa. Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014. Fillimisht u nxit nga disa javë tension izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në një vend të shenjtë nga myslimanët dhe hebrenjtë.
Të enjten, ushtria izraelite vendosi rreth 7,000 trupa të ushtrisë dhe tanke pranë kufirit të saj me Gaza.
Të premten Izraeli bombardoi Gazan me artileri dhe sulme ajrore në orët e para të 14 majit, si përgjigje ndaj raketave që janë nisur nga kjo enklavë.Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres bëri thirrje për "një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e luftimeve në Gaza dhe Izrael".
Thirrjet e ndërkombëtarëve drejtuar udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë deri më tani kanë dështuar të prodhojnë një marrëveshje armëpushimi.
Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi është gati për një armëpushim "reciprok" nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion ndaj Izraelit për të "shtypur veprimet ushtarake" në xhaminë e diskutueshme al-Aqsa në Jeruzalem.
Të paktën 133 njerëz janë vrarë në Gaza dhe tetë kanë vdekur në Izrael që nga fillimi i luftimeve.

