Tym e flakë, një burrë u vra, momenti pas shpërthimit të raketës në Ramat Gan ku ndodhet Ambasada shqiptare
Një burrë rreth 50-vjeç është vrarë pasi një raketë e Hamasit goditi lagjen "Ramat Gan" në Izrael.
Policia izraelite thotë se dy raketa goditën qytetin. Disa persona të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Shumë pranë vendit ku shpërtheu raketa mësohet se ndodhen selitë e ambasadës shqiptare dhe asaj austriake në Izrael.
“Jemi shumë të shqetësuar për nga sulmet pa kriter nga Hamasi ndaj Izraelit. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë nuk duhet të përshkallëzohet" thuhet në postimin e ambasades shqiptare.
Edhe ambasadorja austriake atje Hannah Likonë një postim në twitter shkroi "Për fat të mirë ne jemi të gjithë të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!"
A large number of rockets fired from #Gaza into Israel in the last hour. One 50 year old man is confirmed to have died from one rocket strike in Ramat Gan just outside Tel Aviv (????below). And one rocket reporter to have hit near Umm al-Fahm which is nearly 80 miles north of Gaza. pic.twitter.com/a4cbVR7NiJ
— Mark Stone (@Stone_SkyNews) May 15, 2021





