Tërmet në Umbria të Italisë

Një tërmet i shkallës 4.0  Richter ka goditur në ora 9.56, të paradites së sotme territorin e rajonit të Umbrias në Itali.

Epiqëndra ka qënë 10 kilomentra nën tokë në afërsi të qytetit Gubbio por është ndjerë fort në të gjithë territorin e provincave  Eugubino, Peruxhia e Assisi.

Për momentin nuk raportohen dëme materiale e fizike. 

Institutit Italian i Sizmologjisë informon se prej mbrëmjes së të premtes 14 maj, lëkundje të vogla tërmeti janë regjistruar në gjithë zonën.