Autobusit në lëvizje i plas goma, plagoset kalimtarja te Rruga e Kavajës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 16:57
Një grua mbeti e plagosur lehtë pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.
Siç bën me dije policia, një autobusi i ka plasur goma gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.
"Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi" thuhet në komunikatën e policisë.
Gruaja u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

