Isteri: Subvencioni i karburantit të shkojë te fermeri dhe tek toka, jo për të bërë xhiro me makinë

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Alban Isteri, kryetar i dhomës së tregtisë dhe industrisë së Durrësit se duhet një grafik për prodhimin e byjqërve pasi në disa raste ka mbiprodhim.

Sipas Isterit, subvencioni i karburantit duhet të shkojë te fermeri dhe të ketë një skemë të mirëfilltë që kjo skemë të funksionojë.

Isteri: Këtu nuk ka një orientim të bujqërve për prodhimin pasi bëhet superprodhim, sepse nuk ka një grafik se si duhet adresuar prodhimi si duhet. Është shumë e rëndësishme që të ulen kostot e prodhimit për fermerëve. Prandaj ulja e çmimit të karburantit është një skemë shumë e mirë, por duhet të shkojë deri te fermeri.

Ky karburant duhet të shkojë te fermeri dhe tek toka dhe jo për të bërë xhiro me makinë. Prandaj duhet një skemë e mirëfilltë që funksionin për këtë problem. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi konkurrues në disa kultura. Sigurisht që kjo gjë është e lidhur edhe me sektorin e turizmit.