Zeka: Në biznesin tonë pasqyrohet e gjithë problematika e Evropës Perëndimore
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Florian Zeka, anëtar i kryesisë së Eksport Albania u shpreh se po punohet me qeverinë që përpos kredisë sovrane të përfitohen edhe grante.
Ai shtoi se problemi më i madh për bizneset janë mos fillimi i punë dhe fakti që te biznesi i eksportit pasqyrohet e gjithë problematika e Evropës Perëndimore
Zeka: Ne kemi arritur që programin e rimëkëmbjes ta fusim në programin e dy partive të mëdha. PS e mbështeti me kredi biznesin në kohën e pandemisë. Po punojmë që të realizojmë edhe grantet për të cilat jemi në bashkëbisedime.
Ne e shohim veten në të dyja programet, por do të shohim se di do të vazhdojë ky dialog sepse ka shumë premtime të mëdha. Problematika më e madhe është se pretendohet që të mos kemi rifillim të punës. Në biznesin tonë pasqyrohet e gjithë problematika e Evropës Perëndimore.


