Vathi: Vaksinimin është masë e pamjaftueshme për turizmin, mund të aplikohet karantina

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Besnik Vathi, anëtar i Bordit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Shqipëri u shpreh se tani shihet një dritë po nuk e dihet se sa i gjatë është tuneli.

Vathi: Tani ne e shohim një dritë po nuk e dimë se sa i gjatë është tuneli. Nëse qeveria në këtë drejtim, e bëri detyrën e saj me vaksinimin, sërish kjo është e pamjaftueshme sepse turizmi është një proces që ka ata që do të vijnë dhe ne që i presim.

Sot nëse një qytetar Britanik vjen në Shqipëri dhe kthehet sërish atje, ai duhet të vaksinohet. Ne kemi dalë nga harta e kuqe e Covid-19, por duket se secili po përgatit hartën e vet të kuqe. Përderisa Britania na ka vendosur në hartën e kuqe, kjo do të thotë se ka një përcaktim subjektiv.