Izrael-Palestinë/ Ende larg armëpushimi, qytetarët të frikësuar kërkojnë qetësi
Situata mes Izraelit dhe Palestinës vijon të jetë e tensionuar, por janë qytetarët e të dyja krahëve që kërkojnë qetësi në këtë shkëmbim zjarri. Reagimet janë të mëdha nga poltikanë të lartë ndërkombëtarë dhe yje të show bizzit.
Dhuna në Gaza dhe Izrael as këtë të enjte nuk ka treguar asnjë shenjë uljeje, ndërsa palët shkëmbejnë zjarr mes tyre.
Frika midis civilëve në të dyja palët po bën të vetën, ndërsa kërkojnë që kjo situatë të marrë fund, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Vdekjet vazhdojnë të rriten nga ora në orë, ku njoftohët se të paktën 83 njerëz kanë humbur jetën në Gaza dhe shtatë në Izrael.
Mediet izraelite kanë njoftur se ushtria është bërë gati për për një operacion të mundshëm tokësor në Gaza, ndërsa janë dërguar përforcime në kufi. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga autoritetet në Gaza, e cila kontrollohet nga grupi militant islamik Hamas, se do të kundërpërgjigjen.
Përshkallëzimi i konfliktit ka shtyrë linjat ajrore ndërkombëtare, duke përfshirë British Airëays apo Virgin Atlantic, të pezullojnë shërbimet për Izraelin.
Një problem tjetër i shfaqur në Izrael është edhe konflikti mes komuniteteve arabe dhe hebreje. Mediet vendase njoftojnë se autoritete kanë thirrur 10 kompani rezervë të patrullimit kufitar për të ndihmuar në trajtimin e trazirave.
Presidenti Reuven Rivlin i përshkroi shpërthimet e trazirave në disa qytete si "luftë civile e pakuptimtë".
BBC raporton nga Gaza një grua që thoshte se nuk mund të flemë .
"Në çdo moment shtëpia mund të bëhet varri jonë".
Situatë alarmi është edhe në Izrael ku një bllok apartamentesh u shkatërrua në qytetin Petah Tikva pak pasi banorët kishin shkuar në strehat kundër bombave.
Ndërkohë, liderët më të lartë ndërkombëtarë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Presidenti amerikan Biden ka folur në telefon me kryeministrin Netanjahu ku ka ofruar ndihmën e tij për qetësimin e situatës.
BBC shkruan se një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi ishte gati për një armëpushim "reciprok" nëse bashkësia ndërkombëtare i bën presion Izraelit për të "ndalur veprimet ushtarake" në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem.
Krahas politikanëve të lartë nga mbarë bota, edhe yjet e show bizzit ndërkombëtar kanë reaguar në faqet e tyre sociale për situatën e krijuar.


