"Puna e SPAK mes duartrokitjeve dhe pikëpyetjeve", çfarë prezantoi LSSC për Ambasadën holandeze

Holanda, një nga vendet skeptike në mënyrë konsistente për çështjen negociatave me Shqipërinë për shkak të krimit të organizuar që ajo pretendon se vendi jonë eksporton atje, po monitoron me vëmendje punën e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ky mision i është besuar Qendrës së Studimeve Ligjore dhe Sociale ndërsa projekti mbështet nga Ambasada holandeze në vendin tonë.

"Qendra e Studimeve Ligjore dhe Sociale (LSSC) po monitoron saktësisht punën e SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale mbi ndërtimin e një historiku të ndjekjeve penale dhe aktakuzave, projekt me mbështetje nga ambasada holandeze në kuadër të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE".

Këtë javë LSSC prezantoi përmbledhjen e gjetjeve dhe vlerësimeve të çështjeve të SPAK dhe rezultatet në prill 2021.

SPAK është një nga institucionet kryesore të reformës në drejtësi dhe LSSC me këtë projekt dëshiron të informojë publikun e gjerë për punën e SPAK.

Ambasadorja Guusje Korthals Altes, duke folur në prezantimin e raportit u shpreh se “LSSC thekson në raport se ka raste kur puna e SPAK-ut duartrokitet, por ka edhe raste kur ngrihen pyetje të rëndësishme.

"Ngritja e pyetjeve të duhura është jetike për punën e çdo institucioni të përfshirë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”  thotë ajo.

Shqipëria  pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në muajin qershor edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht ende.

Ajo çfarë dihet është se Shqipëria mund të ndahet në këtë proces nga Maqedonia e Veriut nëse kjo e fundit nuk arrin një marrëveshje me Bullgarinë.

Qeveria e përkohshme e Bullgarisë, përjashtoi të mërkurën çdo ndryshim në veton e këtij vendi ndaj nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nëntorin e kaluar Bullgaria bllokoi fillimin e këtyre negociatave me fqinjin e saj më të vogël Ballkanik, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën.

Sofja gjithashtu akuzon Shkupin për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes dhe dështim në zbatimin e një traktati dypalësh të miqësisë të vitit 2017.

"Puna e SPAK mes duartrokitjeve dhe pikëpyetjeve",