"S'keni për të punuar!" Vëllai i pronarit të agjencisë që tentoi vetëvrasjen denoncon policët që i kanë bllokuar linjën e transportit
Ismet Jahelezi, vëllai i Admir Jahelezit, i cili kërcënoi paraditen e sotme se do të hidhej nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka zbuluar me emra efektivët e policisë që e kanë penguar në vijueshmërinë e punës së tij.
Admir Hajelezi është pronar i agjencisë që transportonte pasagjerë nga Bajram Curri- Gjakovë-Tiranë, ndërsa vëllai i tij në një prononcim për mediat tha se kanë qenë Policët e Transportit Rrugor nga Komisariati i Tropojës që kanë ndikuar në bllokimin e aktivitetit.
Sipas tij Ministria e Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar konkurrencën e padrejtë të linjave të tjera, ndërsa nga autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë përgjigje pavarësisht ankesave të herëpashershme.
“Vëllai ka 2 vite e gjysmë që ka marrë një licencë transporti në Ministrinë e Damian Gjiknurit. Dhe në mënyrë absolute nuk na kanë lënë policët e autostradës Artan Hoxha, Preng Cupi, të komanduar nga Niko Hashashi kryetar i Komisariatit të Kosovës. Ne kemi shkuar në media, ku nuk kemi shkruar dhe askush nuk ka marrë parasysh. Na ka kërcënuar me jetë administratori firmës Lirim Hajdini, do ju zhdukim si familje".
Ismet Jahelezi shtoi më tej se kjo që ndodhi sot është vetëm një paralajmërim i vogël. Ai denoncoi se i vëllai është gjetur përballë presioneve në lidhje me punën e tij dhe vendosjen e furgonëve që përdor për transport pasagjerësh.
"Sot është një paralajmërim shumë i vogël. Nëse nuk gjendet një zgjidhje unë si malësor Ismet Jahelezi i kam kërkuar atij zotërisë takim. Ta lëshojë njëri rrugën ose të na e lëshojë ai ne. Nuk ka pranuar. I kam takuar vëllezërit e tij. I kam thënë zotëria po na bie në qafë.
I kam çuar njerëz në shtëpi i kam thënë mos na u përzi. Ne në punë tonë. Ditën e parë që kemi dalë në punë ka ardhur me çunin e vet dhe ka thënë sa të jem në punë unë ju nuk kemi për të punuar. E kanë përkrahur drejtorë e shefa. Kemi punuar 5 vite me linja. Ai i zë pikat e nxehta. Te ministria dhe na falimentoi të tërëve. Vëllai im i pat katër makina shtoi dhe dy të tjera. Dolëm në punë dhe stop".
Gjendet peshku i pazakontë në plazhin e Kalifornisë
12 Maj, 17:54


