Kërkesat e ish-të burgosurve politik: "Të ndalohen simbolet komuniste dhe të largohen politikanët që kanë larë duart me gjak"

Ish-të burgosurit politik protestuan përpara Kryeministrisë pasi sipas tyre nuk u janë plotësuar kërkesat nga ana e shtetit. Pas një greve 1 mujore në ish-burgun e Qafë Barit, ata ddo të vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre në të gjitha format. Një tjetër kërkesë e artikuluar ishte dhe largimi i të gjitha simboleve të kohës së komunizmit si dhe largimi i politikanëve që janë përfshirë në krimet e asaj kohe.

Pas mbylljes së grevës së urisë në ish-burgun e Qafë Barit, disa ish-të përndjekur politikë protestuan këtë të mërkurë përpara Kryeministrisë.

Mosreagimi i shtetit ndaj kërkesave të tyre, nuk i ka ndalur ish të burgosurit, të cilëve iu bashkuan dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Përpos listës me 8 pika ku kërkojnë dëmshpërblimet dhe kompesim të pasurive të humbura gjatë asaj periudhe, ata kërkojnë heqjen e simboleve apo organizimeve në kujtim të komunizmit.

"Erdhëm të ngremë zërin tonë pas 30 ditësh grevë urie. Në këtë shesh ku paradat komuniste urdhëronin gjenocidin komunist, jemi këtu për të dënuar dhe simbolet e komunizimit që na provokojnë thellësisht për 76 vjet diktaturë. Kërkojmë me një ligj në parlamentin e ardhshëm të ndalohen simbolet e komunizmit."

Përveç dëmshpërbilimeve financiare, ata bënë edhe kërkesa politike.

"Të largohen nga politika të gjithë ata ministra dhe kryeministra, deputetë e parlamentarë që kanë larë duart me gjak, të gjithë ata që kanë rekorde krimininale tash 30 vjet e 30 vjet të tjera."

Protesta e ish të dënuarve politikë filloi disa javë më parë në formën e grevës në ish-burgun e Qafë-Barit dhe do të vijojë edhe në rrugë të tjera ligjore.