Pamjet dramatike nga aksidenti në Yzberisht, shikoni si fluturon motori pas përplasjes me makinën
Ky është momenti dramatik i aksidentit të një dite më parë në bulevardin "Migjeni" pranë zonës së Yzberishtit, ku kubi jetën një 45-vjeçar.
Viktima i identifikuar si Fatmir Avdillari po udhëtonte me motorin që shikoni në video kur një makinë i ka prerë rrugën dhe është përplasur fillimisht me të dhe pastaj edhe me një automjet tjetër, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
E plagosur në këtë aksident ka mbetur dhe drejtuesja e një prej mjeteve, 38-vjeçarja me iniciale E.M. e cila u dërgua në spital.
Viktima Fatmir Avdillari, është një personazh i njohur u botës së krimit, ku identifikohej edhe me nofkën "Xubi" i Yzberishtit.
Së bashku me dy vëllezërit, ata kanë qenë anëtarë të bandës së Yzberishtit dhe janë dënuar për vjedhje e vrasje.
Fatmir Avdillari së bashku me dy vëllezërit e tij në 27 janar 1998 vranë biznesmenin italian Stefano Rossi, i cili sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka.
“Xubi" u dënua me 12 vite burg dhe u lirua në vitin 2008, ndërsa në 11 prill të vitit 2009 ai ekzekutoi Ardian Tahirin, pasi sipas tij, i kishte vrarë të vëllanë, Fiqiri Avdillarin në Athinë.
Pasi doli nga burgu në 2017-ën, "Xubi" i Yzberishtit ka qenë dhe subjekt i OFL-së, ku në shtator të 2020-ës i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë.
Studimi: Ja sa zgjasin antitrupat pas koronavirusit
12 Maj, 18:13



