Tërmeti në Greqi "shkundi" edhe Korçën, banorët tregojnë frikën: Ishte shumë i fuqishëm, dolëm jashtë

Një tërmet 4.7 ballë i rënë mbrëmjen e së martës në Greqi ka tronditur edhe banorët e qarkut te Korçës, ndërsa më të prekurit kanë qenë fshatrat e Devollit.

Mes ankthit e tmerrit të përjetur nga termetet e qershorit të 2019, dhe të nëntorit të 2020, banorët tregojnë tmerrin e përjetuar dhe kalimin e natës në qiell të hapur të martën.

"Ka rënë shumë i fuqishëm, lëkundjet ishin shumë të forta."

"Mbrëmë ra një tërmet shumë i tmerrshëm, lëkundjet ishin, të gjithë njerëzit dolën përjashta, nuk kishte guxim njeri të rrinte brenda."

Banorët në Idohovë janë prekur nga termetet e vitit 2019- 2020 dhe ende nuk kanë mundur të marrin shpërblime dhe rikonstruksione për banesat e tyre që janë bërë edhe të pabanueshme.

"Jemi ankuar dhe asnjë gjë."

"U shkëputa nga këtu se kishte dëmtime shumë të mëdha, nuk banohej."

"Shtëpia është dëmtuar."

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduart Duro, konfirmon dëmet, ndërsa shprehet se grupet e emergjencave kanë dalë në terren.

"Komisioni i Emergjencave Civile ka shkuar në terren dhe po bën verifikimet e mundshme. Unë jam në kontakt me ta dhe besoj se brenda ditës së sotshme do të kemi një raport të detajuar mbi dëmet që ka shkatuar ky tërmet."

Tërmeti në Greqi "shkundi" edhe Korçën,